Kush jemi ne

Të rinjtë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë

Të rinjtë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë janë njerëz të rinj nga territori i Republikës së Maqedonisë, të cilët përpiqen t’ia përmirësojnë jetën popullatës së pambrojtur, me shfrytëzimin e kohës së lirë për vullnetarizëm në aktivitetet dhe programet e shoqërisë nacionale.

Ata janë të moshës deri 30 vjeç, të përkatësive të ndryshme kombëtare e fetare dhe janë të organizuar në nivel kombëtar dhe lokal. Ne kuadër të çdo organizate komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, të rinjtë organizohen në Klube të të rinjve, ndërsa në nivel kombëtar përfaqësues nga të gjitha klubet e të rinjve e përbëjnë Këshillin e të rinjve, si organ më i lartë i Të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.

Në territorin e Republikës së Maqedonisë veprojnë 34 klube të të rinjve, në kornizën e veprimit të së cilës më 31.12.2017 në 30 klubet e të regjistruarve të rinj janë aktivë 1894 vullnetarë të rinj.

Të gjithë 34 klubet e të rinjve funksionojnë në pajtueshmëri me Rregulloren për organizim dhe punë për Të rinjtë e Kryqit të Kuq të RM-së dhe Statuja në Organizatat komunale dhe në Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit. Përveç kësaj, çdo klub i të rinjve posedon Udhëzues për organizim që e përshkruan mënyrën e të organizuarit që dallohet varësisht nga nevojat e klubit. Në disa klube të të rinjve ekziston degëzim në forma më të vogla organizuese për shkak të përfshirjes së gjerë territoriale në shkolla ose bashkësi lokale (klube shkollore për edukim dhe mbrojtje) por diku ka edhe degë të klubeve të organizuar për të vepruar në programe të caktuara (Klub 25 ose klubi i të rinjve dhurues të gjakut).

< kthehu mbrapa