Ndihma e Parë

Kryqi i kuq është lider në edukimin për preventivë, përgatitje dhe përgjigje gjatë situatës adekuate frikësuese për jetën duke ofruar shërbimet e veta për popullatën me qëllim aftësimin dhe ndrëtimin e tyre masiv të bashkësive më të isgurta dhe më të shëndosha. Nëpërmjet këtij programi Kryqi i kuq i RM-së mundohet të kontribuojë në shpëtimin e jetës së njeriut dhe përforcimin e bashkësive – duke dhënë shpresë dhe siguri së bashku me aftësitë praktike.

Kryqi i kuq i RM-së angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të kualitetit të programeve për ndihmë të parë, të krijuar në pajtueshmëri me nevojat e grupeve qëllimore me qëllim që të mundësohet qasja e tyre. Nëpërmjet botimit të materialit të ndryshëm edukativ informativ me informacionet më të reja në fushën e ndihmës së parë. KKRM-së angazhohet t’i plotësojë nevojat e grupeve të ndryshme qëllimore: fëmijë të moshës parashkollore, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, kandidatë për vozitës të automjeteve, persona përgjegjës për siguri dhe shëndet në vendin e punës, persona me nevoja të posaçme etj.

Aktivitete të rregullta:

  • Mësim nga ndihma e parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët do të mund që bashkmoshatarëve të tyre në rast nevoje t’ju japin ndihmë[n e parë;
  • Organizim i harës shtetërore nga ndihma e parë;
  • Pjesëmarrje e ekipit të Kryqit të kuq të RM-së në Konventën evropiane për ndihmë të parë;
  • Shënimi i Ditës botërore nga ndihma e parë
  • Shënimi i Ditës botërore për përkujtimin e viktimave nga fatkeqësitë në komunikacion
  • Edukim për ndihmë të parë për voizitësit e automjeteve
  • Edukim për ndihmë të parë në vendin e punës për kandidatët e ndërmarrjeve publike dhe private.
  • Zhvillimi i mësimit për ndihmë të parë, adaptuar në nevojat e grupeve specifike qëllimore (fëmijë të moshës parashkollore, fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme, klubet sportive, shoqata qytetare, popullatapjesëve rurale, persona me nevoja të posaçme etj.)
  • Organizim i edukimit me kualitet të lartë për kuadër vullnetar të Kryqit të kuq të RM-së që merr pjesë në trajnimet dhe aktivitetet për ndihmë të parë.

Veprim të vazhdueshëm në fushën e sigurisë në komunikacion nëpërmjet ndërtimit të lidhjeve operative në nivel lokal dhe nacional me organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

< kthehu mbrapa